Në 12-vjetorin e aneksimit të Krimesë nga Rusia nëpërmjet një “referendumi të paligjshëm”, Turqia tha të hënën se nuk e njeh “situatën de facto në Krime”, duke thënë se kjo përbën “një shkelje të së drejtës ndërkombëtare”, transmeton Anadolu.
“Ndërsa mbështet fuqimisht pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, Turqia do të vazhdojë të monitorojë nga afër situatën në Gadishull dhe ta mbajë atë në agjendë, me vëmendje të veçantë ndaj situatës së turqve tatarë të Krimesë”, tha Ministria e Jashtme në një deklaratë.
Në vitin 2014, Rusia aneksoi Gadishullin e Krimesë të Ukrainës, një veprim i konsideruar gjerësisht si i paligjshëm nga komuniteti ndërkombëtar, përfshirë Turqinë dhe Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.







