Turqia reagoi ndaj sulmit kundër një varreze myslimane në Gjermani

Turqia kërkoi që autorët e sulmit ndaj një varrezë myslimane në Gjermani të kapen, të nxirren para drejtësisë dhe t’u jepet dënimi që meritojnë.

Në deklaratën me shkrim të Ministrisë së Punëve të Jashtme lidhur me këtë temë raportohet me keqardhje se është kryer një sulm ndaj një varreze myslimane në qytetin Iserlohn të Gjermanisë.

Në deklaratë theksohet se sulmi që ndodhi natën e Vitit të Ri është një tregues i ri i mentalitetit të sëmurë antiislam, që është në rritje kohët e fundit sidomos në Evropë dhe ka bërë që edhe varrezat e myslimanëve të jenë në objektivë.

“Shpresojmë që autorët e këtij sulmi të dhimbshëm të identifikohen, të nxirren para drejtësisë dhe t’u jepet dënimi që meritojnë. Gjithashtu dëshirojmë që të merren masat e nevojshme për të parandaluar që të ndodhin incidente të tilla në të ardhmen”, shkruhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Në sulmin që synonte varrezat myslimane në Iserlohn të Gjermanisë, një person apo persona të paidentifikuar thyen gurët e varreve që u përkisnin turqve dhe myslimanëve. /trt