Turqia shpëton 79 migrantë në ujërat e Egjeut

Turqia shpëtoi gjithsej 79 azilkërkues nga Deti Egje, në brigjet e provincës së Izmirit, njofta Komanda e Rojës Bregdetare Turke, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në mesin e azilkërkuesve kishte 30 migrantë të parregullt të cilët u shtynë ilegalisht nga Greqia drejt ujërave turke, tre migrantë të hedhur në det nga Greqia dhe 46 migrantë të parregullt në dy gomone që pësuan prishje të motorit.

Të gjithë azilkërkuesit u dërguan në zyrat provinciale të migracionit.

Turqia dhe grupet e të drejtave të njeriut kanë dënuar në mënyrë të përsëritur praktikën e paligjshme të Greqisë për të larguar azilkërkuesit, duke thënë se ajo shkel ligjin ndërkombëtar dhe vlerat humanitare duke rrezikuar jetën e migrantëve të cenueshëm, duke përfshirë gra dhe fëmijë.

Turqia ka qenë një pikë kyçe transiti për azilkërkuesit që synojnë të kalojnë në Evropë për të filluar jetë të re, veçanërisht ata që ikin nga lufta dhe persekutimi.

Ajo tashmë strehon 4 milionë refugjatë, më shumë se çdo vend tjetër në botë, dhe po merr masa të reja sigurie në kufijtë e saj për të parandaluar në mënyrë njerëzore një fluks të ri emigrantësh. /aa