U ndodh edhe pronarëve të veturave më të shtrenjta në botë

I ndodh edhe më të mirëve. Më saktë, ta riformulojmë – ndodh edhe tek pronarët e veturave më të shtrenjta.

Pronari i një Bugatti Chiron Pur Sport (me vlerë mbi 5 milionë euro), ka bërë një gabim serioz gjatë furnizimit me karburant.

Ai e drejtoi automjetin në një pikë karburanti në Costa Mesa, Kaliforni, për të mbushur rezervuarin. E lidhi pompën e karburantit me Chiron-in dhe shkoi të paguante. Rezervuari i Chiron-it ka kapacitet prej 100 litrash.

3 million dollar Bugatti Chiron Drive Off at gas station! #bugatti #fail #gasstation #carscene #waitforit #fypage #bugattichiron ♬ Spongebob Closing Theme Song Music – Ocean Floor Orchestra

 

Kur u kthye dhe ndezi Bugattin, harroi një detaj thelbësor – të hiqte pompën e karburantit nga automjeti. E shkëputi forcërisht pompën nga pajisja, por ndaloi shpejt. Nuk dihet nëse ka dëmtime në veturë, por pronari e ka paguar dëmin e shkaktuar në pajisjet e pikës së karburantit.

Bugatti Chiron Pur Sport është prodhuar në vetëm 60 ekzemplarë dhe u prezantua në vitin 2020. Kjo version i veçantë është më i lehtë se Chiron-i standard, ka tuba shkarkimi prej titani dhe një spoilier të veçantë të pasmë.

Bugatti është një nga makinat më të shpejta me djegie të brendshme ndonjëherë dhe është i pajisur me motor 8.0-litërsh W16 me 1500 kuaj/fuqi dhe 1600 Nm çift rrotullues. Modeli është optimizuar për ngarje në pistë dhe përshpejton nga 0 në 100 km/h për 2.4 sekonda, me një shpejtësi maksimale prej 350 km/h.