Gjykata Themelore e Prishtinës ka marrë vendim për vazhdim të masës së paraburgimit edhe për nga dy muaj (secilit veç e veç) Korab Gashit, Valdrin Ademit, Robert Llumnicës, Salih Sekiraqës dhe Fatos Abazit, të dyshuar për rastin e vrasjes së Premtim Gashit, më 1 shtator në lagjen “Aktash” në Prishtinë.
Kjo është konfirmuar për lajmi.net nga zëdhënësja e kësaj gjykate, Mirlinda Gashi.
“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se me datë 29.11.2024 Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurve K.G, V.A, R.Ll ,S.S dhe F.A”, ka thënë Gashi.
Tutje ajo tha se të pandehurve u është vazhduar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 2 muaj, për secilin.
“Të pandehurve K.G, V.A, R.Ll ,S.S dhe F.A iu është vazhduar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej (2) muaj, për secilin”, tha Gashi.
Ndryshe vrasja e Pajtim Gashit ndodhi në natën e “frikshme” për qytetarët e Prishtinës.
Të shtëna të shumta me armë zjarri ishin dëgjuar brenda dhe jashtë një prej lokaleve që gjenden në Aktash.
Familja Gashi e njohur ndryshe si “Capat” dhe familja Sekiraqa që prej koëhsh kanë probleme të njëpasnjëshme, natën kritike kishin filluar të shtënat me armë zjarri.
Nga këto të shtëna me armë zjarri humbi jetën Pajtim Gashi kurse u plagosën disa të tjerë.
Pas qëndrimit disa ditor në QKUK, pas marrjes së mjekimit të nevojshëm të dyshuarit u dërgua për në qendrat e paraburgimit.
Në mes Capave dhe Sekiraqaj problemet nisën që moti, por situate u bë edhe më e vështirë pastaj.
Si shkak i rrezikut të gjendjes, Policia e Kosovës prej kohësh është vendosur në afërsi të shtëpive të të dy familjeve, në mënyrë që të mënjanohet ndonjë konflikt tjetër i mundshëm mes tyre.








