Nënpresidenti amerikan JD Vance është në rrugë drejt Izraelit, pasi i dërguari i lartë Steve Witkoff dhe këshilltari Jared Kushner u takuan sot me kryeministrin izraelit.
Zyrtarët amerikanë po zhvillojnë këtë javë bisedime të nivelit të lartë në Izrael për të çuar përpara marrëveshjen e armëpushimit në Gaza dhe për të diskutuar hapat e ardhshëm.
Izraeli ka deklaruar se nuk do të diskutojë për të ardhmen e territoreve palestineze derisa të kthehen trupat e pengjeve të mbetura, që aktualisht janë 15.
Por amerikanët thonë se kjo nuk mund të jetë kusht, pasi ata e dinin që gjetja e trupave në rrënojat e Gazës pas dy vitesh lufte do të jetë një detyrë e vështirë.
Sipas burimeve diplomatike, ekziston një plan i gjerë me shumë garantues dhe përfshirje të vendeve aleate, që synon të vërë në lëvizje fazën e re të armëpushimit. /mesazhi








