Uji ka një vetëdije të veçantë

Hoxhë Halil Avdulli

Do të thotë: ai është në gjendje të të dëgjojë dhe të të kuptojë, dhe molekulat e tij ndryshojnë në varësi të fjalëve që i thua.

▪️Shkencëtari japonez Masaru Emoto kreu eksperimente në vitet ’90, ku pretendoi se fjalët pozitive dhe negative ndikojnë në formën e kristaleve të ujit gjatë ngrirjes.

• Sipas tij, imazhet treguan kristale të rregullta dhe të bukura kur u ekspozuan ndaj fjalëve pozitive, dhe kristale të çrregullta e të shformuara ndaj fjalëve negative.

📌 Megjithëse, duhet theksuar se këto eksperimente nuk pranohen si fakte nga shkenca zyrtare.

▪️ Islami e mbështet fuqinë e fjalës së mirë, dhikrit dhe nijetit të pastër – sidomos kur thuhet “Bismilah” para se të pish ujë. Fjalët kanë ndikim në zemrën dhe shpirtin e njeriut, dhe për këtë arsye, pijet dhe ushqimi me fjalë të mira marrin vlerë shpirtërore.

▪️Uji freskon trupin.

Fjala e Zotit freskon shpirtin.

Lëri të dyja të rrjedhin brenda teje!

Hoxhë Halil Avdulli