Ukraina dhe Rusia do të mbajnë rundin e ri të bisedimeve të hënën, tha zyrtari ukrainas, Davyd Arakhamia.
Arakhamia udhëheq fraksionin parlamentar të partisë së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenksy. Ai po ashtu është pjesëtar i delegacionit ukrainas në bisedimet me Rusinë.
Sipas tij, në takimin e së hënës, palët do të bisedojnë për një marrëveshje armëpushimi dhe për korridore humanitare për evakuimin e civilëve. /rel



