Ukraina kërkon nga Perëndimi sisteme moderne të mbrojtjes ajrore

“Na furnizoni me sisteme moderne të mbrojtjes ajrore nëse nuk mundeni të mbyllni hapësirën tonë ajrore. Na siguroni raketa lundruese dhe municione për sistemet raketahedhëse”, tha Podolyak

Këshilltari i Zyrës Presidenciale të Ukrainës, Mikhail Podolyak tha se për të ndryshuar rrjedhën e luftës, partnerët e saj perëndimorë duhet të furnizojnë Ukrainën me sisteme moderne të mbrojtjes ajrore, armatime me raketa lundruese dhe sisteme raketahedhëse, të zbatojnë embargo të ashpër të naftës ndaj Rusisë si dhe të mbyllin plotësisht portet e tyre për anijet ruse, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një postim nga llogaria e tij në Twitter, Podolyak tha: “Të çmuar partnerë ka 4 gjëra që duhet të bëni nëse nuk dëshironi të shihni sytë e vdekur të fëmijëve Ukrainës që vriten në gjumë dhe të ndieni tymin e Mariupolit. Na furnizoni me sisteme moderne të mbrojtjes ajrore nëse nuk mundeni të mbyllni hapësirën tonë ajrore. Na siguroni raketa lundruese dhe municione për sistemet raketahedhëse”.

Duke vënë theksin se vendet perëndimore duhet të zbatojnë embargo të ashpër për naftën ndaj Rusisë, Podolyak vuri në dukje se portet e Perëndimit duhet të mbyllen plotësisht për anijet ruse. /aa