Ukraina kundër vizitës së Guterres në Rusi

Igor Zhevky

Kievi duket se ka siluruar nismën e paqes të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, i cili do të shkojë nesër në Rusi, përpara se të vizitojë Kievin dy ditë më vonë.

”Nuk është ide e mirë të shkosh në Moskë dhe ne nuk e kuptojmë qëllimin e tij për të udhëtuar drejt Moskës dhe për të folur me presidentin Putin”, deklaroi Igor Zhovka, zëvendësshefi i stafit presidencial ukrainas, për NBC.

”Guterres nuk është i autorizuar për të folur në emër të qeverisë ukrainase në përpjekjet e tij për paqe. Ai duhet të fokusohet në ndihmën humanitare”, shtoi Zhovka.

”Çdo bisedë për paqe është e mirë nëse përfundon me rezultate. Unë dyshoj shumë se këto biseda të organizuara nga sekretari i përgjithshëm i OKB-së do të përfundojnë me rezultate”, theksoi ai.

Edhe kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal është skeptik.

“Shumë udhëheqës dhe organizata ndërkombëtare janë përpjekur për negociata, por duket se Federata Ruse dhe Putini nuk janë të interesuar. Ata janë të interesuar për gjëra të tjera, si për shembull gjenocidi i ukrainasve”, shtoi ai. /atsh