Ukraina përgatitet për betejën përfundimtare

Forcat ukrainase po përgatiten për një “betejë të fundit” për të rimarrë kontrollin e qytetit jugor të Mariupolit, të rrethuar nga rusët që nga nisja e pushtimit.

Sipas presidentit Zelenski, mijëra persona janë vrarë në qytetin port qe nga nisja e luftes

“Mariupol është shkatërruar. Ka dhjëtera mijëra të vdekur atje. Por pavarësisht kësaj, rusët nuk e kanë ndalur sulmin. Ata duan të bëjnë shembull Mariupolin,’ – tha presidenti ukrainas.

Mariupoli gjendet në mes të rajoneve pro-ruse, Dontesk dhe Luhansk në lindje të Ukrainës dhe Krimesë së aneksuar në jug. Marrja e kontrollit të qytetit ka qenë synim i madh në ofensivën ruse.

Lufta në Ukrainë ka hyrë në javën e shtatë. Moska ka fokusuar forcat në lindje dhe jug të Ukrainës dhe luftimet në ato zona mund të sjellin akoma më shumë viktima të pafajshme nga rradhët e civilëve. /euronews