Ukraina: Ushtria ruse ka humbur 19.300 ushtarë

152 avionë, 137 helikopterë, 722 tanke, 1.911 automjete të blinduara, 342 sisteme artilerie, 108 sisteme raketahedhëse dhe 55 sisteme të mbrojtjes ajrore janë shkatërruar1

Ushtria e Ukrainës tha se forcat ruse kanë humbur 19.300 ushtarë në luftën midis dy vendeve, së bashku me 152 avionë, 137 helikopterë dhe 722 tanke, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës në një deklaratë me shkrim ndau të dhënat për humbjet e palës kundërshtare në luftën midis Rusisë dhe Ukrainës nga 24 shkurti deri më sot.

19.300 trupa ruse thuhet se janë vrarë, ndërsa 152 avionë, 137 helikopterë, 722 tanke, 1.911 automjete të blinduara, 342 sisteme artilerie, 108 sisteme raketahedhëse dhe 55 sisteme të mbrojtjes ajrore janë shkatërruar.

Forcat ruse kanë humbur gjithashtu 1.384 automjete, 7 anije dhe skafe të lehta, 76 automjete karburanti dhe 112 mjete ajrore pa pilot. /aa