Ulet për 1 cent çmimi i benzinës, ai i naftës mbetet i pandryshuar në Kosovë

Ministria e Tregtisë ka publikuar çmimin maksimal për derivatet për 24 orët e ardhshme.

Çmimi tavan i naftës në Kosovë për këtë periudhë kohore është përcaktuar të jetë 1 euro e 78 centë, shkruan lajmi.net.

Çmimi i benzinës është përcaktuar 1 euro e 72 centë.

Teksa çmimi i gasit është përcaktuar 0.78 centë.

Kjo do të thotë se krahasuar me një ditë më parë, vetëm benzina lirohet për vetëm 1 cent.