Ushtarët amerikanë vazhdojnë trajnimin e pjesëtarëve të FSK-së

Ushtarët amerikanë janë duke vazhduar me trajnimin e pjesëtarëve të FSK-së.

Së fundmi sipas njoftimit nga Ambasada Amerikane dje ushtria amerikane kanë bërë trajnimin e shoferëve të FSK-së.

“Dje ushtria amerikane mundësoi trajnimin e shoferëve të FSK-së, në automjetin ushtarak M1117. Ky trajnim mbështet tranzicionin 10-vjeçar të FSK-së”, thuhet në njoftimin e ambasadës në Twitter.