Ushtarët e FSK-së pjesë e ushtrimit fushor të organizuar Ushtria Amerikane për Evropë

Kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, pjesë e ushtrimit fushor të organizuar Ushtria Amerikane për Evropë (USAREUR), ka realizuar ushtrimin e përbashkët fushor me shtete e NATO-s dhe me shtetet partnere, të quajtur ‘Immediate Response -19’ apo (Përgjigjja e Menjëhershme-19).

Në këto ushtrime, FSK-ja merr pjesë me 45 pjesëtarë të Batalionit të Tretë të Brigadës së Reagimit të Shpejtë dhe Skuadrës së Deminimit (EOD), transmeton Indeksonline.

Ky ushtrim ka filluar me datë 20 maj dhe do të zgjasë deri më 8 qershor 2019 dhe po mbahet në Kroaci, Slloveni dhe Hungari.