Ushtarët francezë rrisin bashkëpunimin me YPG/PKK-në

Ushtria franceze ka rritur lëvizshmërinë në zonat e okupuara nga organizata terroriste YPG/PKK në veri të Sirisë dhe ka shtuar kontaktet me organizatën, raporton Anadolu Agency (AA).

Krerët e ushtrisa terroriste YPG/PKK, që përdorin emrin SDF, më 29 mars u takuan në Paris me presidentin francez Emmanuel Macron. Bazuar në deklaratat e terroristëve, shtypi francez kishte shkruar se Macron do të dërgonte ushtarë në Munbixh, duke i premtuar mbështetje kryesisë së organizatës.

Ndërkaq, presidenca franceze kishte deklaruar se “Franca dhe komuniteti ndërkombëtar mund të jenë mjet për krijimin e dialogut mes SDF-së dhe Turqisë”.

Sipas të burimeve lokale me të cilët AA ka biseduar, njësitë speciale franceze mbrëmë kanë arritur në bazën amerikane në qytezën Rumejlan të okupuar nga YPG/PKK.

Burimet bëjnë të ditur se kohëve të fundit, njësitë ushtarake franceze shpeshherë kanë hyrë dhe dalë nga Iraku në Siri.

Ushtarët francezë patrullojnë me autoblinda brenda Munbixhit, në Rakka dhe Dejrizor, të shoqëruar nga ushtarët amerikanë dhe terroristët e YPG/PKK-së. Francezët shpesh vizitojnë edhe pikat ku është e vendosur YPG/PKK.

Siç mësohet, ushtarët francezë kanë zhvilluar dy takime në Munbixh me krerët e organizatës terroriste së fundmi, ndërsa transferojnë armë dhe pajisje për organizatën.

Ushtarët francezë të vendosur në pesë baza ushtarake në rajonin e okupuar nga YPG/PKK

Ushtria franceze ka prani në pesë baza ushtarake të rajonin e okupuar nga organizata terroriste YPG/PKK.

Mbi 70 ushtarë të Forcave Speciale Franceze janë të stacionuar në Majen Mishtanur në veri të Sirisë, qytezat Sirrin dhe Ajn Isa dhe në fabrikën franceze të çimentos Lafarge në fshatin Harab Ishk.

Trupat franceze bashkëpunojnë me YPG/PKK-në në operacionet në terren.

Fabrika e çimentos ishte bërë pjesë e bazës ajrore amerikane në Harab Ishk. Baza ushtron veprimtari nën emrin e koalicionit ndërkombëtar kundër DEASH-it, por është nën kontrollin e ushtarëve amerikanë, ndërsa në një pjesë të saj strehohen ushtarët francezë.

Krahas personelit të Forcave Speciale të Francës që prej dy vitesh veprojnë në terren dhe që bashkëpunojnë me organizatën terroriste, në rajon gjenden edhe disa njësi të tjera franceze, siç është regjimenti i këmbësorisë parashutiste dhe komandoja e parashutistëve.

Edhe pse këto forca shfaqen të jenë të stacionuara në Irak, ato shpeshherë kalojnë në veri të Sirisë përmes pikës kufitare Simelka.