Ushtarët izraelitë arrestojnë 16 palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar

Ushtarët izraelitë arrestuan 16 palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim të bërë nga ushtria izraelite, thuhet se forcat izraelite arrestuan 7 persona në vendbanimin Kefr Kaddum, në lindje të qytetit Qalkiya në Bregun Perëndimor.

Në deklaratën ku thuhet se ishte një “operacion terrorist”, theksohet se 9 persona u arrestuan gjatë bastisjeve të kryera në qytete të ndryshme të Tulkarm, Al-Khalil, Bethlehem, Ramallah dhe Jericho.

Në një deklaratë me shkrim të bërë nga Muri i Ndarjes (Muri i Turpit) dhe Këshilli për Luftimin e Vendbanimeve Hebraike të lidhur me Organizatën për Çlirimin e Palestinës (PLO), thuhet se forcat izraelite arrestuan gjithashtu kreun e Këshillit, Murad Ishtivi.

Në deklaratë, u informua se Ishtivi u arrestua nga forcat izraelite pasi ata bastisën shtëpinë e tij në vendbanimin Kefr Kaddum.

Forcat izraelite, të cilat bastisin shpesh shtëpitë në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor, arrestojnë palestinezë me akuza të ndryshme.