Ushtarët izraelitë vrasin një palestinez në Bregun Perëndimor

Forcat izraelite vranë një palestinez gjatë një bastisjeje që kryen në qytetin Jenin në Bregun Perëndimor nën pushtim, raporton Anadolu.

Në një deklaratë nga Ministria e Shëndetësisë së Palestinës thuhet se “Ka humbur jetën Mustafa el-Kestuni, 32-vjeç, i cili u plagos në kokë, gjoks dhe bark në sulmin e forcave izraelite në Jenin”.

Më tej në deklaratë thuhet se një 34-vjeçare emri i së cilës nuk identifikohet, punonjëse e Ministrisë së Shëndetësisë është plagosur me 2 plumba që e kanë goditur në bark dhe gjoks.

Dëshmitarët në një deklaratë për Anadolu theksuan se forcat izraelite zhvilluan bastisje në Jenin me shumë mjete ushtarake dhe buldozerë.

Po ashtu dëshmitarët u shprehën se dhjetëra palestinezë u përpoqën të rezistojnë dhe se u shënuan përleshje mes grupeve të armatosura palestineze dhe forcave izraelite.

Forcat izraelite shpërthyen një furrë në qendër të Jeninit thanë dëshmitarët, duke konfirmuar se janë arrestuar edhe 2 palestinezë.