
Agjencia Irakiane e Lajmeve ka cituar zëdhënësin e shefit të ushtrisë së vendit, i cili deklaroi se qeveria irakiane ripërsërit refuzimin e plotë të shkeljes së hapësirës ajrore të Irakut dhe përdorimit të saj për sulmet ushtarake të kryera nga Izraeli ndaj Iranit, apo ndaj ndonjë prej vendeve fqinje në rajon.
Zëdhënësi theksoi se qeveria irakiane po ndjek nga afër me palët ndërkombëtare të gjitha këto veprime “të paligjshme”, të cilat i konsideron si një shkelje të hapur të sovranitetit të Irakut dhe të parimeve të së drejtës ndërkombëtare, me pasoja negative për stabilitetin dhe paqen në rajon. /mesazhi






