Ushtria irakiane largon mbi 5.000 civilë nga Mosuli perëndimor

Më shumë se 5,000 civilë irakianë kanë ikur nga shtëpitë e tyre në Mosulin perëndimor, pasi forcat irakiane janë duke luftuar për të larguar militantët e organizatës terroriste ISIS nga veriu i Irakut.

“Forcat irakiane kanë evakuuar rreth 5,200 civilë në Mosulin perëndimor në 24 orët e fundit,” tha të dielën oficeri ushtarak Jabbar Hassan.

Ai tha se eksodi i civilëve nga ana perëndimore e qytetit ende vazhdon.

“Ne presim rritje të numrit të personave të zhvendosur, pasi forcat tona të depërtojnë në zonat e populluara në Mosulin perëndimor,” tha ai.

Ndërkohë, Iyad Rafed, nga Gjysmëhëna e Kuqe e Irakut, tha se ne kampin Hammam al-Alil – ku strehohen rreth 4000 familje, nuk ka kapacitet për të pranuar më shumë refugjatë.

“Ka më shumë se 24.000 persona në kamp,” tha Rafed për Anadolu Agency.

Sipas OKB-së, rreth 750.000 civilë në Mosulin perëndimor tani po përballen me krizë të rëndë humanitare.

Në mes të muajit shkurt, forcat irakiane – të mbështetura nga një koalicion ajror i udhëhequr nga SHBA –të, filloi operacionet e reja që synonin spastrimin e vendit nga terroristët e ISIS-it që kanë marrë nën kontroll Mosulin perëndimor.

Ofensiva erdhi si pjesë e një fushate më të gjerë, të nisur tetorin e kaluar, për të rimarrë të gjithë qytetin të cilin ISIS e pushtoi në mes të vitit 2014. Pothuajse i gjithë veriu i vendit është në duart e tyre. /MESAZHI/