Ushtria izraelite arrestoi shtatë palestinezë, duke përfshirë një person me aftësi të kufizuara, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas Shoqatës Palestineze të të Burgosurve (PPS), arrestimet u kryen në Kuds dhe në Jenin.
Dëshmitarët okularë thanë për AA se ushtria arrestoi një person me aftësi të kufizuara në qytezën Qabatiya në Jenin.
“Ushtria izraelite arrestoi personin Abdul-Kader Khuzaymah, i cili është rreth të 60-ave dhe është invalid. Ai u arrestua bashkë me djalin e tij”, thanë dëshmitarët okularë.
Ushtria izraelite shpesh ndalon në mënyrë arbitrare palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe në Kudsin Lindor.
Sipas PPS-së, të paktën 4.650 palestinezë u mbajtën në burgjet izraelite që nga tetori i vitit 2021. /aa






