“Ushtria izraelite ka vrarë 8.800 fëmijë palestinezë në Gaza në 82 ditë”

Izraeli ka vrarë 8.800 fëmijë dhe 6.300 gra që nga fillimi i ofensivës në Gaza më 7 tetor, tha sot zyra mediale e qeverisë në Gaza, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë, zyra tha se “numri i palestinezëve të vrarë që janë sjellë në spitalet në Rripin e Gazës që nga fillimi i luftës ka arritur në 21.110”.

“Gjatë 82 ditëve të luftës gjithëpërfshirëse gjenocidale, ushtria izraelite kreu 1.779 masakra, duke rezultuar në 28.110 dëshmorë dhe individë të zhdukur”, njoftohet më tej.