Ushtria izraelite njofton se 19 ushtarë janë plagosur në luftimet në Gaza në 24 orët e fundit

Ushtria izraelite tha se 19 ushtarë të tjerë janë lënduar në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu.

Shifrat e publikuara nga ushtria treguan se 1024 ushtarë ishin plagosur që kur Izraeli zgjeroi ofensivën tokësore në Rripin e Gazës më 27 tetor.

Sipas shifrave, 510 ushtarë janë vrarë dhe 2.438 të tjerë janë plagosur që nga shpërthimi i konfliktit të Gazës më 7 tetor.

Izraeli ka nisur sulme ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës që nga sulmi ndërkufitar nga grupi i rezistencës palestineze Hamas më 7 tetor.

Të paktën 23.084 palestinezë janë vrarë që atëherë dhe 58.926 të tjerë janë plagosur, sipas autoriteteve shëndetësore të Gazës.

Sulmi izraelit e ka lënë Gazën në gërmadha, ku 60 për qind të infrastrukturës së enklavës është dëmtuar ose shkatërruar, dhe gati 2 milionë banorë janë të zhvendosur mes mungesës akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.