Ushtria somaleze vrau të paktën 10 militantë të Al-Shabaab

Forcat somaleze kanë vrarë të paktën 10 militantë të Al-Shabaab dhe plagosën disa të tjerë në rajonin Shabelle e Poshtme, pasi grupi sulmoi katër qarqe në rajon, theksuan sot mediat lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ali Waal, një oficer i lartë policie në qytetin Qoryooley, një qark i sulmuar nga Al-Shabaab, për mediat u shpreh se forcat qeveritare kanë vrarë të paktën 10 luftëtarë pas një sulmi në bazën ushtarake në qytet.

“Luftëtarët Al-Shabaab sulmuan bazën tonë në Qoryooley, por arritëm t’i kapërcejmë dhe vrarë 10 prej tyre. Disa nga ushtarët tanë u plagosën gjatë sulmit”, tha Ali Waal.

Sipas njoftimeve të mediave, grupi sulmoi edhe tre qarqe tjera në rajon, por nuk dihet numri i viktimave.

“Përleshje të mëdha luftarake shpërthyen në rajonin e Shabelës së Poshtme pasi Al-Shabaab sulmoi bazat e Ushtrisë Kombëtare të Somalisë në Qoryooley, Aëdhegle, si dhe në zonën e qytetit Barrire”, raportoi radio lokale Goobjoog News.

Ndërkohë, Al-Shabaab pretendon se ka vrarë 14 forca të misionit paqeruajtës të Unionit Afrikan nga Burundi dhe plagosur 8 të tjerë.