“Vajzës sime nuk i është dhënë mësim, por i është mësuar terrori”

Bekir Ameti i cili e largoi vajzën e tij nga shkolla e cila ka lidhshmëri me Organizatën Teroriste Fetullahci (FETO) deklaroi se “pas ngjarjeve të cilat ndodhën në Turqi nuk më lejoi ndërgjegjja që akoma të vazhdoj ta shkolloj vajzën në atë shkollë. Vajzës sime këtu nuk i është dhënë mësim, por i është mësuar terrori”.

Në intervistën për Anadolu Agency (AA) biznesmeni nga kryeqyteti i Maqedonisë, Shkupi, Bekir Ameti tha se ka ç’regjistruar vajzën e tij nga shkolla fillore Jahja Kemal, për shkak të lidhshmëisë me FETO-n.

Ameti i cili nga nga aspekti profesional është teolog dhe shkollën e mesme Imam Hatip e ka kryer në Turqi, deklaroi se pas tentativës të pasuksesshme për grusht shteti më 15 korrik të FETO-s ka tërhequr vajzën e tij të suksesshme e cila ishte në klasën e pestë të shkollës fillore e cila ka lidhshmëri me organizatën terroriste.

“Vazhdimisht më ka shqetësuar ndërgjegjja pas tentativës për grusht shteti në Turqi. Nuk mundja që akoma ta edukoj vajzën time në atë shkollë”, thotë Ameti. Ai më tej shpjegon se për ç’regjistrimin e vajzës se tij është menduar rreth një muaj dhe se në fund ka sjellë vendim të prerë.

“Nuk dua t’ua pranoj as edhe përshëndetjet”

Ai tregon takimin me njerëzit kompetent të shkollës me rastin e ç’regjistrimit të vajzës së tij. “Më përshëndetën njerëzit e atjeshëm kompetent. U përpoqën të më presin mirë. Mirëpo nga brenda nuk më vinte t’ua pranoj përshëndetjen, u jepja përgjigje duke e lëvizur kokën”, tha Ameti.

“Nuk ndihesha i qetë në zemër për arsye të ngjarjeve të Turqi dhe për arsye të dëshmorëve të rënë. Këtë që bëra unë e shoh edhe si një lloj proteste”, u shpreh ai për të shtuar se është në komunikim me disa prindër të tjerë dhe se edhe ata kanë marrë të njëjtin vendim.

Ameti sqaron se vitet e kaluara kur afrohej koha e regjistrimit ai vazhdimisht, një muaj e gjysëm përpara është thirrur për të bërë pagesën, mirëpo sivjet atë nuk e kanë thirruar as edhe njëherë, atë e shohën si një larë në sy.