Vaksinimi i shtatzënave dhe nënave gjidhënëse rrit imunitetin e fëmijëve

Vaksinat kundër COVID-19 që administrohen në Kosovës qoftë Pfizer apo edhe AstraZenenca janë shumë të sigurta, prandaj gratë shtatzëna apo edhe nënat gjidhënëse duhet të vaksinohen pasi imunizimi rrit edhe imunitetin e foshnjave.

Kështu ka thënë specialistja e mjekësisë familjare, Drita Lumi gjatë një bashkëbisedimi me temën “Ndikimi i vaksinës COVID-19 në gjidhënie” i organizuar nga UNICEF në kuadër shënimit të Javës së Gjidhënies”, teksa shtoi se pandemia ka ndikuar shumë në planifikimin familjar, por në theks të veçantë edhe në aspektin e gjidhënies.

Sipas saj bazuar në të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë të gjitha nënat që janë me COVID-19 apo edhe janë rast kontakti nuk duhet të ndërprenë qumështin e gjirit për foshnjat, pasi dëmet janë më të mëdha nga mosushqyerja me gji sesa infektimi me COVID-19.

“COVID-19 ka qenë një sfidë gjithsesi ka prekur të gjitha kategoritë por në këtë rast kategoritë vunarabile me të vërtet janë cenuar në radhë të parë sepse në fillimin e pandemisë gjitha shërbime u ndërprenë shërbime t vizitave në shtëpi i filluam përmes telefonave apo online dhe gjithsesi edhe pse janë shërbime esenciale u detyruam për shkak të rrethanave…21’22 Unë kam informata që mjaftë gra e kanë shtyrë shtazanin përkundër asaj që kanë planifikuar me paraqitjen e pandemisë faktikisht planifikimi i tyre për shtatzëni është shtyrë pra kaq ndikim të madh ka qenë….Nëse iu referohemi të dhënave të OBSH-së nga hulumtimet shkencore të cilat janë bazuar në evidence dhe fakte shkencore lirisht mund të themi se një nënë e që janë disa kategori një nënë që dyshohet për COVID, nëna e cila ka COVID, dhe ajo e cila ka pasur kontakt me COVID, pra janë tri momente këtu në të gjitha këto momente rekomandimet që asnjë mënyrë nëna të mos ndahet nga fëmija i saj. Sepse nëse i krahasojmë përfitimet dhe dëmet del që dëmi nga mosushqyerja me gji është shumë më i madh sesa nëse fëmija e fiton COVID-in nga një nënë gjidhënse”, u shpreh specialistja e mjekësisë familjare.

Specialistja e Mjekësisë Familjare, Drita Lumi tha se të gjitha shtatzënat por edhe nënat gjidhënëse duhet t’i nënshtrohen procesit të vaksinimit kundër COVID-19.

Ajo tutje tregoi se vaksinat anti-COVID rrisin imunitetin te të posalindurit.

“Sa i përket vaksinës tashmë kjo temë është mjaftë e nxehtë dhe ka shumë brenga sepse e kam parë që ka dilemë në mes profesionistëve shëndetësor por nëse iu referohemi të dhënave të OBSH që është e bazuar në fakte shkencore dhe evidenca atëherë vaksina COVID-19 është shumë e sigurt dhe duhet të jepen dy doza varësisht se në cilat janë të gjestacionit është nëna, atëherë varet terminin për dozës a do ta zë para apo pas lindjes por orari për marrjen e vaksinave duhet të respektohet..27’25 Inkurajoj të gjitha nënat dhe gjitha gratë shtatzëna që të vazhdojnë me programin e rregullt të vaksinave edhe një element meqenëse jemi në pesë ditët e shënimit të gjidhënies duhet të kemi parasysh se një nënë e cila ka marr vaksinën apo e ka kaluar COVID-in gjatë shtatzënisë në qumështin e saj do gjendet një imuno-globulinë A e cila patjetër do ta rris imunitetin tek një foshnje që thith gjirin e nënën që ka kaluar COVID-in apo është vaksinuar. Të gjitha të dhënat e OBSH-së tregojnë që COVID-I nuk mund të transmetohet përmes qumështit të nënës”, theksoi Lumi.