Dy persona janë vrarë si pasojë e një vale të re sulmesh ajrore izraelite që kanë goditur zona të ndryshme në jug të Libanit dhe në Luginën e Bekaasë, në atë që autoritetet lokale e cilësojnë si shkeljen më të fundit të armëpushimit.
Burime sigurie dhe mjekësore bënë të ditur se sulmet kanë shkaktuar gjithashtu dëme materiale në disa zona të banuara, ndërsa tensionet në kufirin libanez-izraelit mbeten të larta. Avionët luftarakë izraelitë kanë shënjestruar disa lokacione në jug të vendit, si dhe pozicione në Bekaa, një rajon strategjik në lindje të Libanit.
Sulmet ndodhin në një kohë kur situata rajonale mbetet e brishtë, pavarësisht marrëveshjeve të armëpushimit të shpallura më herët. Autoritetet libaneze kanë dënuar sulmet, duke i cilësuar ato si shkelje të sovranitetit dhe rrezik serioz për stabilitetin dhe sigurinë civile. /mesazhi



