Vandalizohet gurthemeli i Xhamisë Qendrore, sërish kërcënime ndaj krerëve të vendit

Sot besimtarët musliman në Prishtinë u tronditën nga vandalizimi i gurthemelit të Xhamisë Qendrore të Prishtinës, ku u gjetën mbishkrime kërcënuese ndaj presidentit të vendit Hashim Thaci, Kryeimamit Naim Tërnava dhe të parit të Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Në gurthemelin e vandalizuar janë shkruar kërcënime të ngjashme me ato të së hënës, por kësaj radhe është përdhosur pikërisht gurthemeli i xhamisë që pritet të ndërtohet së shpejti.

Mbishkrimet kërcënuese ishin të llojit ” Naim Ternava dhe Hashim Thaçi do të vriten. Avniu”.

Ende nuk dihen autorët e krimit, por ajo që duhet kujtuar është se edhe reagimi ndaj këtij akti qyqar ka qenë nën nivelin e duhur karshi kërcënimeve të ngjashme. /MESAZHI/