Të paktën 7 civilë e kanë humbur jetën në qytetin Hama, brenda zonës së de-eskalimit në Idlib, si pasojë e sulmit të avionëve luftarakë të Rusisë dhe regjimit të Bashar al-Asadit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Regjimi sirian dhe avionët luftarakë rusë kryen sulme në disa vendbanime brenda zonës së de-eskalimit në Idlib, bëri të ditur Observatori i avionëve të opozitarëve.
Sipas burimeve të Mbrojtjes Civile (Helmetat e Bardha), nga sulmet ajrore jetën e kanë humbur 7 civilë.
Sulmet ajrore intensive vazhdojnë dhe për shkak të kësaj ka shqetësime për rritjen e numrit të të vdekurve.
Që nga fillimi i javës, në sulmet tokësore dhe ajrore të kryera nga Rusia dhe regjimi i Asadit në zonën e de-eskalimit në Idlib kanë humbur jetën 115 civilë.



