Vazhdojnë telashet te Juventus, Ronaldo nuk mund të kthehet në Itali

Cristiano Ronaldo pret që të jetë në gjendje të rikthehet në Torino sa më shpejt, ku do të duhet t’i nënshtrohet karantinës 14-ditore para se të kthehet në stërvitje me Juventus.

Klubi italian sot i ka bërë thirrje futbollistëve të vet që janë larguar nga Italia, të kthehen në vend për t’i rifilluar stërvitjet.

Por një problem interesant i ka ndodhur futbollistit më të mirë të kësaj skuadre, Cristiano Ronaldo.

Portugezi ka mbetur në Madeira, në pamundësi për të fluturuar, shkruan lajmi.net.

Siç nënvizohet edhe nga Diario de Noticias de Madeira, në fakt, avioni privat i CR7 është ndalur në aeroportin në Funchal, pasi kishte problemet me autoritetet e Madridit.

Tashmë derisa autoritetet lokale të mos japin leje, avioni i tij nuk mund të ngritet.