Vazhdojnë tensionet mes Kinës dhe Tajvanit

Ushtria e Kinës ka vazhduar të dërgojë avionë luftarakë dhe flota pranë Tajvanit në ditën e tretë të stërvitjeve rrethuese.

Transmetuesi shtetëror CCTV ka publikuar pamjet e Ushtrisë Çlirimtare Popullore (PLA) duke kryer stërvitje në hapësirën ajrore dhe në det pranë Tajvanit.

U kryen stërvitje të përbashkëta rrethimi nga departamente të ndryshme të ushtrisë dhe u nisën sulme të rreme që synonin “objektivat e rëndësishme” të Tajvanit, ka njoftuar CCTV.

Ushtria kineze më herët kishte njoftuar “patrulla të gatishmërisë luftarake” treditore si paralajmërim për Tajvanin, ishull vetëqeverisës të cilin Kina e cilëson si të vetin. /koha