Vazhdon aksioni nga Specialja: Bastiset shtëpia e ish-këshilltarit të Thaçit, Ismail Syla

Edhe sot gjatë ditës kanë vazhduar bastisjet nga ana e Gjykatës Speciale.

Cak sot ishte shtëpia e ish-këshilltarit të Thaçit, Ismail Syla.

Theksojmë se gjatë ditës së djeshme janë bastisur banesat e Blerim Shalës,Bashkim Smakajt dhe Artan Behramit.

I vetmi i cili ka folur për medie, Artan Behrami ka thënë se Dhomat e Specializuara në Hagë nuk mund t’i bastisë 1.8 milionë banorë që kundërshtojnë këtë Gjykatë dhe se veprimet e fundit kanë për synim mbjelljen e frikës, ndërkohë që sipas tij në procesin gjyqësor, Prokuroria nuk po mund të argumentojë asnjë nga akuzat.