Vazhdon numri i ultë i rasteve me COVID-19, 31 qytetarë kanë rezultuar pozitivë në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 1.058 testime, 31 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 36 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarave është 223.346.

Në total numri i rasteve aktive është 651.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 118 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.819.579 doza të vaksinës.

Deri më sot 819.255 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.