Vazhdon sot procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Edhe sot gjatë ditës do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve.
Seanca do të nis nga ora 09:00.

Theksojmë se gjatë ditës së djeshme në Gjykatën Speciale në Hagë është dëgjuar dëshmitari i tetëmbëdhjetë i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Seanca ka vazhduar të jetë e mbyllur për publikun dhe dëshmitari ka dëshmuar nën masa mbrojtëse.

Gjatë kësaj jave parashihet të zhvillohen seanca për tri ditë me radhë ndërsa pritet të dëshmojnë dy dëshmitarë të mbrojtur.

Në këtë proces gjyqësor deri tani janë dëgjuar shtatëmbëdhjetë dëshmitarë të ZPS-së dhe vetëm tre prej tyre kanë dëshmuar pa masa mbrojtëse dhe në seanca publike.

Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve ka nisur me 3 prill me deklaratat hyrëse ku të gjithë janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime të pretenduara të luftës.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.