Vdes edhe personi i tretë i aksidentuar dje në rrugën Prishtinë-Podujevë

Ka humbur jetën edhe njëri nga nëntë personat e lënduar në aksidentin e djeshëm që ndodhi në rrugën Prishtinë-Podujevë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

“Prokurorja e rastit është informuar se edhe personi i tretë ka vdekur diku pas orës 00:00. Të tre viktimat janë të gjinisë mashkullore. Me urdhër të prokurores, viktimat janë dërguar për obduksion”, ka thënë Ulaj.

Ndryshe në aksidentin e ndodhur dje në vendin e ngjarjes kanë humbur jetën dy persona, si pasojë e aksidentit ku ishin përfshirë tri vetura.