Vdes fëmija që u aksidentua rëndë në Penuhë të Podujevës

Raportohet se një fëmijë ka vdekur pasi s’ka arritur të përballojë plagët që kishte marrë në një aksident në fshatin Penuh të Podujevës më 31 dhjetor të vitit 2018. Njoftimi nga Policia e Kosovës bënë të ditur se e aksidentuara ishte në tretman mjekësor në repartin intensiv në QKUK qe 14 ditë. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.