Sot rreth orës 14:00 një grua e moshës 30 vjeçare ka rënë nga kati i katërt i Klinikës Gjinekologjike, e cila si pasojë e lëndimeve të marra nuk ka arritur të mbijetojë.
Kjo është konfirmuar për lajmi.net nga drejtori i Klinikës Emergjente në Prishtinë, Basri Lenjani.
“Nga burimet e Klinikës Emergjente rreth orës 14:00 marrim një informacion nga Klinika e Gjinekologjisë, se një grua e moshës 32 vjeçare kërcen nga kati i katërt. Ekipet e emergjencës shkojnë në vendin e ngjarjes dhe sjellin të lënduarën në Kliniken Emergjente, ekipet kryesore i ofrojnë kujdesin e menjëhershëm”, ka thënë Lenjani.
“Përkundër përpjekjeve ta rikthejnë në jetë ka qenë e pamundur për shkak të lëndimeve të cilat kanë qenë shumë serioze kanë bërë që të shkaktojnë vdekjen e viktimës”, është shprehur ai për lajmi.net.
Sipas Lenjanit, viktima është dërguar në për ekzaminim qw të zbulohen problemet se si ka ndodhur ngjarja.