Vdes nëna e Edmond Lajqit, të dyshuarit për vrasjen e gruas së tij në Pejë

Ka vdekur Zyrafete Lajqi, nëna e Edmond Lajqit, të arrestuarit për vrasjen e gruas së tij në Pejë të martën.

“Nëna e të arrestuarit për vrasjen makabre në Pejë ka vdekur në spital. Zyrafete Lajqi po vuante nga një sëmundje e rëndë dhe ishte e shtrirë që një kohë në spital”, ka shkruar mediumi lokal “Peja news”.

Edmond Lajqi ishte arrestuar dje në dyshimin e vrasjes së gruas së tij derisa sot i është caktuar edhe masa e paraburgimit prej një muaji nga Gjykata Themelore.