Vdes nënkoloneli i FSK-së, dyshohet për vetëvrasje

Nënkoloneli i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Skënder Hajdari dyshohet se është vetëvrarë ditën e sotme.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, e ka konfirmuar lajmin

“Sot rreth orës 11:20, policia ka marrë informacionin se në  një zonë malore ne fshatin Zjaqë të Mitrovicës,  një person ishte vetë plagosur me  armë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore”, ka thënë Zaiti.

Në vendin e ngjarjes i plagosur nga arma është hasë viktima S.H., 48 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili është dërguar me emergjencë  në  Spitalin Rajonal të Mitrovicës, më pas është dërguar për tretman në QKUK. Në cilësi të  provave materiale janë gjete dhe sekuestruar një armë e llojit Pistoletë dhe  një gëzhojë.

Ndërsa rreth orës 15:00, nga QKUK është raportuar se viktima S.H., ka  vdekur. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML.

Rasti është iniciuar dhe po hetohet  si vdekje e dyshimtë