Vdes një fëmijë, QKUK tregon arsyen

Mbrëmë pas mesnate ka ndërruar jetë një fëmijë dy vjeçar në Klinikën e Pediatrisë në QKUK.

QKUK thotë se fëmija është pranuar me disa defekte, ndonëse është trajtuar edhe në Gjermani më parë.
Muharrem Avdiu, drejtor i Klinikës Pediatrike ka thënë për Indeksonline se fëmija në fjalë ka pasur probleme që nga lindja. Ndonëse është kontrolluar nga disa mjekë gjerman, ky rast ka dështuar të trajtohet në Gjermani për arsye të panjohura.

“Ky fëmijë është pranu në QKUK me disa defekte, në kuptimin e defekteve paslindjes, kemi qenë në dijeni të rastit që disa ditë, ndërsa mbrëmë ka përfunduar tragjikisht. Mjekët e kanë kontrolluar edh enë Gjermani. Mjekët atje kanë dështuar në bartjen e rastit për ta trajtuar në Gjermani, arsyet nuk i kemi të njohura por kjo ska mund të realizohet”, tha Avdiu.

Avdiu tregoi se fëmija në fjalë ka vuajtur nga vrima në bark, e cila është për të kryer nevojat fiziologjike. Një situatë e tillë, sipas tij, do ishte zgjidhur me operacion, por se për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, nuk është lejuar bërja operacion i fëmijës.

“Fëmija ka qenë me banestovë, ajo vrima e madhe në bark që krijohet për të kryer nevojat fiziologjike. Gjatë 24 orëve ka qenë me situatë të keqësuar, bile kemi menduar se i ka dalë zorra prej stomës që i themi ne dhe n nuk ka mundur të kthehet pa u bërë operacion. Gjendja e përgjithshme nuk e ka lejuar bërjen e operacionit dhe ka përfunduar me vdekje”, tha Avdiu