Vdes një person në Gjilan pas therjes me thikë

Një person ka vdekur në Gjilan pas therjes e thikë, sipas lajmit të fundit nga Policia.

Sipas Policisë, i dyshuari është arrestuar, ndërkaq ende nuk dihen rrethanat e rastit.

“Njësitet relevante të policisë së Kosovës kin dalë me urgjencë në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe mjeku kujdestar ku vetëm ka mundur ta konstatojë vdekjen e viktimës i moshës madhore. Policia e Kosovës e ka arrestuar një person i cili dyshohet të jetë i involvuar në këtë rast të rëndë. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Për momentin nuk dihen motivet dhe rrethanat që kanë çuar në këtë rast të rëndë. Hetimet rreth këtij rasti të rëndë jen duke i udhëheq Hetimet Rajonale nga Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorin e Shtetit”, ka thënë zëdhënësi i Policisë rajonale të Gjilanit, Ismet Hashani