Vdes një person në Mitrovicë në aksident trafiku

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka humbur jetën në Mitrovicë të hënën mbrëma në një aksident mes një veture me targa vendore dhe një motoçiklete.

Policia ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:30 në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë, ndërsa si pasojë e lëndimeve të marra ngasësi i motoçikletës nuk ka arritur t’iu mbijetojë lëndimeve.

“Sot, rreth orës 19:30, në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ në Mitrovicë ka ndodhur një aksident në mes të një veture me targa vendore dhe një motoçiklete. Në këtë aksident lëndime të rënda ka pësuar drejtuesi i motoçikletës i cili është transportuar menjëherë në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Mitrovicë, mirëpo nga ana e stafit mjekësor është konfirmuar se si pasojë e lëndimeve të pësuara, drejtuesi i motoçikletës ka humbur jetën. Njësitë policore janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me hetimin e aksidentit”, ka njoftuar Policia e Kosovës.