Ballina Lajmet Kosovë Vdes një person pas një aksidenti në Klinë

Vdes një person pas një aksidenti në Klinë

Një person ka humbur jetën, dhe një tjetër është lënduar si pasojë e një aksidenti në trafik që ka ndodhur në fshatin Krushevë e Vogël të Komunës së Klinës.

Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, një veturë dhe një kamion që bartë derivate.

Lajmin e ka konfirmuar për teve1.info zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 12:52, Stacioni Policor rajonal në Klinë është njoftuar për një aksident në magjistralen Klinë- Gurakoc, pikërisht në fshatin Krushevë e Vogel. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, një veturë dhe një kamion që bartë derivate. Për vozitësin e automjetit, mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen, ndërsa vozitësi i kamionit ka pësuar lëndime”, tha Gashi.