✍️- A keni kaluar ndonjëherë pranë këtyre palmave, pemëve në Xhaminë e Pejgamberit… pa e kuptuar se ndodheshit në një udhëkryq në historinë e Islamit?
Një cep i vogël në këndin veriperëndimor të xhamisë së Pejgamberit a.s. në Medine.

Nën hijen e këtij kopshti Sahabët u mblodhën menjëherë pas vdekjes së Pejgamberit (paqja dhe bekimet qofshin mbi të).
Vendimi i marrë atje ishte i mjaftueshëm për të ndryshuar fatin e një Ymeti të tërë!
👈- Është Sekifeja e Benu Sa’ideh ose Ngjarja e Sekifes, vendi ku Ensarët dhe Muhaxhirët u mblodhën më 12 të Rebi’ul- Evel në vitin 11 h, pas vdekjes së Pejgamberit (paqja dhe bekimet qofshin mbi të), për t’u konsultuar mbi dhënjen e besnikërisë, zgjedhjen e një udhëheqësi të muslimanëve.
Në tokën e këtij kopshti të vogël, të quajtur Sekifeja e Benu Sa’ideh, u mbajt një nga konsultimet më të mëdha në historinë e Islamit, ku morën pjesë udhëheqësit e Muhaxhirëve dhe Ensarëve.
Pse u quajt Sekifeja e Benu Sa’ideh?
Sepse ishte një tendë në pronësi të fisit Benu Sa’ideh, ku ata takoheshin dhe që përdorej për çështje publike dhe takime.
Pas diskutimeve midis Ensarëve dhe Muhaxhirëve, Ebu Bekr Es-siddik iu dha besnikëria, u zgjodhë Halifë i Muslimanëve pas vdekjes së të Dërguarit të Zotit, në vitin 11 h- 632 pas erës sonë, në një ngjarje të rëndësishme që e shpëtoi Ymetin nga përçarjet, ndasit dhe konfliktet.
📜 Sekifeja Benu Sa’ideh, nuk është thjesht një vend…
Është një mësim i përjetshëm në jurisprudencën e politikës, unitetin e popullit dhe qëndrueshmërinë e parimeve.
Zoti qoftë i kënaqur me Ebu Bekr Es-siddik dhe të gjithë Shokët e Pejgamberit Fisnik.
Prof. ass. dr. Musa Vila








