Opinioni këshillimor i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë tregon se shtetet “duhet të izolojnë shtetin e Izraelit për vazhdimin e… praktikimit të aparteidit në Palestinë”, tha në një deklaratë Ministri i Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Bashkëpunimit i Afrikës së Jugut, Ronald Lamola.
“Njerëzit e botës na ndihmuan për të luftuar kundër aparteidit. Ky vendim gjithashtu u bëri thirrje njerëzve të botës që të ndihmojnë popullin e Palestinës, Gazës [dhe] Bregun Perëndimor për të luftuar këtë aparteid të vazhdueshëm nga shteti i Izraelit”, tha Lamola.
Lamola shtoi se opinioni i gjykatës tregoi gjithashtu se argumenti i Izraelit se po vepronte në vetëmbrojtje nuk qëndronte.
“Ky vendim tregon qartë se një pushtues nuk mund të veprojë në vetëmbrojtje,” tha ai.
Vendimi i Gjykatës Botërore të premten erdhi pas një kërkese të vitit 2022 nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së dhe 49 parashtresave nga shtetet anëtare, përfshirë Afrikën e Jugut.
Afrika e Jugut gjithashtu ka sjellë veçmas një çështje tjetër para GJND-së, duke pretenduar se Izraeli po kryen gjenocid në luftën e tij në Gaza.



