Vendimi për Lushtakun dhe Selimin nuk merret sot

Seanca gjyqësore e Sami Lushtakut dhe Sylejman Selimit është duke vazhduar. Tashmë është arritur leximi i aktakuzës dhe pas pak pritet që të marrë fjalën Prokurori dhe pala mbrojtëse e të akuzuarve

Mbrojtësit e dy të akuzuarve janë shprehur të bindur se klientët e tyre do të shpallen të pafajshëm. Gjithashtu, sot do të shqyrtohet ankesa e Selimit dhe Lushtakut por që vendimi pritet të merret ditëve në vijim, raporton Indeksonline.

Ndryshe të dy janë dënuar më parë nga drejtësia për kinse krime lufte, por që avokatët dhe të akuzuarit kanë pretenduar se në asnjë rast nuk është dëshmuar asnjë provë ndaj tyre dhe as ndaj asnjë ish-pjesëtari të UÇK-së të cilët janë dënuar në rastin e njohur si “Grupi i Drenicës I”.