Vendosen flamuj të Kosovës e Shqipërisë afër pikës kufitare në Bërnjak

Në afërsi të pikës kufitare të Bërnjakut, që është vendkalim me Serbinë janë vendosur flamuj të Kosovës.

Përveç flamujve të Kosovës aty është vendosur edhe flamuri kombëtar, shkruan Lajmi.net.

Mediat lokale raportojnë se flamujt janë vendosur në rrugë të hënën.

Theksojmë se kohë më parë kjo pikë kufitare me Serbinë ishte e mbyllur për shkak të tensioneve në veri të vendit.

Tashmë kjo pikë kufitare është e hapur për çarkullim për qytetarët të cilët e shfrytëzojnë këtë pikë kufitare për kalim nga Kosova në Serbi dhe anasjelltas.