Venezuelë, marsh në mbështetje të Palestinës

Nicolás Maduro presidenti i Venezueles

Me moton “Palestinë, ne jemi me ju”, venezuelianët të mërkurën dolën në rrugë në mbështetje të popullit palestinez, transmeton Anadolu Agency (AA).

Marshi më i madh u zhvillua në Karakas, por kishte tubime më të vogla edhe në qytetet tjera të mëdha në të gjithë vendin.

Në Karakas, pjesëmarrësit dhanë një deklaratë për OKB-në në selinë e saj në kryeqytet.

Në deklaratë u kërkua që OKB-ja të përgjigjej ndaj “agresionit” të qeverisë izraelite të kryeministrit Benjamin Netanyahu kundër palestinezëve.

“Ne do të dërgojmë në Kombet e Bashkuara një deklaratë në emër të të gjithë njerëzve tanë për t’i dhënë fund luftës, për të dënuar luftën e shfarosjes që sionizmi izraelit ka bërë kundër popullit të Palestinës. Ne do të shkojmë në të gjitha hapësirat ndërkombëtare”, tha politikani i Venezuelës, Pedro Infante në televizionin kombëtar.

I dërguari i Palestinës në Venezuelë, Fadi Alzaben falënderoi popullin e Venezuelës për solidaritetin e tij.

“Izraeli dëshiron të fshijë popullin palestinez nga harta dhe nuk do të ketë sukses sepse ne jemi një popull luftarak dhe falë solidaritetit dhe kaq shumë mbështetjes nga Venezuela dhe populli i saj, ne jemi të vendosur dhe do të vazhdojmë të luftojmë”, tha Alzaben.

Javën e kaluar, qeveria venezueliane njoftoi në mënyrë të ngjashme se OKB-ja duhet të reagojë në përgjigje të situatës.

Të paktën 254 palestinezë e kanë humbur jetën, përfshirë 66 fëmijë dhe 39 gra, dhe më shumë se 1.900 të tjerë u plagosën në sulmet ajrore izraelite këtë muaj në Gaza. Të paktën 31 palestinezë po ashtu u vranë në sulmet izraelite në Bregun Perëndimor të okupuar. /aa

https://youtu.be/M8SxFhne5W8

Pamje nga protesta e javës së kaluar