Veseli – deputetit të Nismës: Jepja nënshkrimin opozitës për rrëzimin e Qeverisë

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli i ka thënë deputetit të Nismës le t’ia japë nënshkrimin opozitës për rrëzimin e qeverisë bashkë me disa kolegë të tij.

Kjo deklaratë e Veselit erdhi pasi deputeti Zafir Berisha i tha atij “po shkojmë në zgjedhje” meqë disa herë u shty seanca në mungesë kuorumi.

Megjithatë, Veseli theksoi se nuk kanë guxim të shkojnë në zgjedhje as opozita e as ata deputetë të pozitës që nuk po shkojnë në seancë.

Seanca është në pauzë meqë nuk po ka kuorum të fillojnë seanca në mungesë të një deputeti për t’u bërë 61, edhe pse në sallë ishte edhe PSD-ja.