Vështrim analitik i plan-programeve të shkollave fillore dhe të mesme

Prof.Dr. Rrahman Ferizi

Prindër, lexoni librat dhe lektyrat shkollorë të fëmijëve si dhe lexojeni këtë artikull deri në fund, nëse i doni fëmijët tuaj!
Tekstet themelore në sistemin arsimor që organizojnë procesin e mësimdhënies dhe të nxënit bazohen në
plan-programet shkollore, shpesh të njohura si programe mësimore.

Duke përshkruar qëllimet, objektivat dhe lëndën e mësimit, ato shërbejnë si udhërrëfyes për edukatorët,
nxënësit dhe prindërit.
Planprogramet ndihmojnë në krijimin e koncepteve që mund të përmbushin kërkesat e nxënësve duke
ofruar një strukturë të qartë dhe të mirëpërcaktuar.

Disa shembuj VËSHTRIMI brengosës vetëm në tre lëndë:

  • Biologji
  • Letërsi
  • Art figurativ

    Lënda e Biologjisë

    Njëri nga Librat e Biologjisë, i botuar me leje nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Tekonologjisë (MASHT-it), botuar nga Shtëpia Botuese “Dukagjini”, Kl-VI, ndër të tjera, në faqen 123 (ashtu siç mund të shihet edhe në foton e bashkangjitur) kur flitet për homoseksualitetin, biseksualitetin dhe heteroseksualitetin, shkruan këtë term pezhorativ, duke e konceptuar vetëm në mënyrë të thjeshtë se “është një formë e shprehjes së ndjenjave dhe dashurisë”.
  1. Ndërsa në faqen 124, kur flitet në kapitullin për abuzimin seksual, potencohet edhe incesti si “formë e marrëdhënieve mes anëtarëve të ngushtë të familjes, si; prindërve dhe fëmijëve, vëllezërve dhe motrave etj”.

Pyetja është se; sa ka nevojë që këto çështje komplekse të përmenden në këtë moshë të njomë, si dhe të “trishtohen” fëmijët me këto psikomani, obsesione dhe shizofreni, të cilat mund të mësohen dhe kuptohen ma vonë kur të rinjtë të pjekën në aspektin psiko-fizik?!

Po ashtu, në lëndën e Biologjisë së Klasës, VII (i njëjti botues):

Konsiderojmë se plan-programi është hiperbolizuar me të dhëna dhe pamje në brendi të librit, të cilat nuk po i paraqesim këtu me qëllim të caktuar (anatomia e organeve seksuale dhe riprodhuese gjasojnë me fotot në librat erotik) ngase tejkalojnë moshën e nxënësve, duke i paraqitur ato në mënyrë provokuese dhe
nganjëherë edhe irrituese, si p.sh. në faqën 100, ku ndër të tjera thuhet:
“ Kur femra dhe mashkulli bëjnë marrëdhënie seksuale, sperma nga mashkulli kalon në qafën e mitrës së femrës….” Ky pëshkrim, ka mundur të bëhet në një diskurs më të përshtatshëm dhe alegorik, konform grup moshave të cilave ju dedikohet, p.sh. ka mundur të përshkruhet kështu: “gjatë mardhënies seksuale ndodhë ky proces…”
Diskurse të tilla vullgare, ka pothuajse në të gjitha tekstet dhe në shumicën e lëndëve-lektyrave të shkollave fillore dhe të mesme. Pastaj, po në lëndën e Biologjisë së klasës së VII, në kapitullin e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, ndër të tjera thuhet se: “Njerëzit mund të ruhen nga
sëmundjet seksualisht të transmetueshme nëse mësohen në përdorimin e sigurt të masave kontraceptive (kondomit)”, parafrazim i paragrafit.
Për këtë arsye do të ishte e nevojshme që, gjatë përpilimit të këtyre teksteve të merret model prej atyre vendeve evropiane me kredibilitet socio-edukativ së pari, pastaj të përshtaten sipas nivelit psiko-fizik të grupmoshave të caktuara si dhe duke respektuar vlerat dhe ndjeshmërinë psiko-sociale të shoqërisë sonë?

Letërsia

Në këtë lëndë kësaj radhe nuk do të hyjmë në elaborimin e planprogramit të lëndëve obligative, mirëpo po e sjellim vetëm një rast nga njëra prej lektyrave shkollore, përmes së cilës pasqyrohet pjesa dërmuese e diskursit të programeve shkollore edhe në këtë lëndë?!.
Ka raste kur nxënësve të Kl VII, ju “obligohet” për lexim lektyre, Romani “Oh” shkruar prej shkrimtarit Anton Pashku. Nëse e lexojmë si tërësi këtë roman “kontravers” pjesa dërrmuese ka akte surrogate- dhunimi, me fjalor të ultë dhe shumë irritues, me aq dukuri perverse dhe gërditëse sa mendja e njeriut nuk i përthekon këto ide djallëzore?! Bashkangjitur mund të shihet, fotoja e Romanit përkatës si dhe vetëm disa faqe të shkëputura nga ky roman (si p.sh. faqe 185 etj).


Arti Figurativ

Rasti i paprecedent konsiderojmë se është edhe rasti kur nxënësit obligohen nga arsimtari i Artit Figurativ, të paraqesin vizatime “të lira” për festa gjatë vitit, e njëra prej tye edhe “festën e Halloween” (siç mund të shihet si foto).



Shtrohet pyetja këtu, ku është “efekti artistik” dhe mesazhi i këtyre detyrave në orën e lëndës së Artit Figurativ,  apo është tekë e vet arsimtares?!

Kësi shembuj mund të shihen edhe në librat e, historisë¸ muzikës, edukatës qytetare etj, për të të cilat raste konsiderojmë se është imediate të fillojmë të hapet si temë diskutimi serioz dhe shkencore, ku pritët të ketë kontribute dhe iniciativa konkrete, për shqyrtimin, analizimin, elaborimin, si dhe reagimin për
reflektim konkret nga individët dhe institucionet kompetente jo qeveritare dhe qeveritare.

Konkluzion:

Në këtë vështrim analitik ofruam vetëm disa refleksione të shkurtra, në cilësinë e prindit së pari në raport me “viktimizimin” dhe ngarkesat psiko-emotive dhe stereotipet me të cilat atakohen fëmijët tanë sot e gjithë kohën?!
Andaj konsiderojmë se është shumë e nevojshme, madje edhe urgjente, që këto çështje të diskutohen në nivel institucional qeveritar dhe jo-qeveritar, nivel ekspertësh të arsimit, si dhe nivel të drejtorive të arsimit apo edhe shkollave, kolegjiumit të prindërve, për të mirën e nxënësve dhe ardhmërisë së shëndetshme të shoqërisë?!

Shtrohen pyetjet:

  • – Cilat kritere respektohen kur “lejohet” një libër apo lektyrë shkollore nga MASHT të ketë të drejtën të mësohet në shkollat fillore dhe të mesme, apo kjo mund edhe të favorizohet nga vijat partiake-politike, e ka zëra që ky proces edukimi-arsimimi “influencohet” edhe nga akëcila ambasadë e vendeve tjera që veprojnë në vendin tonë?
    – A bazohen mësimdhënësit zakonisht në plan-programet zyrtare të MASHT-it apo arsimtarët “zgjedhin meny” personale ose drejtoritë e shkollave “negociojnë” libra dhe lektyra me shtëpitë botuese përkatëse?
    – A duhet të angazhohen edhe “Kolegjiumet e prindërve” lidhur me librat dhe lektyrat (detyrat shkollore) me të cilat obligohen fëmijët, si dhe të reagojnë konform kornizave ligjore, etike dhe psiko-sociale e morale?
    – A duhet të sanksionohen raste të tilla, apo të revidohen librat dhe lektyrat e “lejuara” nga MASHT si dhe drejtoritë e shkollave përkatëse, kur ato konfirmohet se nuk përkojnë me nivelin psiko-fizik të fëmijëve, si dhe shëndetin edukativ dhe arsimor të tyre?
  • – A duhet të ndryshohen plan-programet shkollore, kur në substancën e tyre përdoret gjuhë e bullizmit, perversitetit, vullgarizmit dhe degjenerimit me apo pavetëdije, me apo pa qëllim, me apo pa tendencë, apo të heshtët kështu duke “abuzuar” dhe “dhunuar” me ndjenjat e njoma të fëmijëve, të cilët të pafajshëm janë të detyruar të ju imponohen koncepte të tilla shpeshherë banale?
  • – A duhet, të “protestohet” dhe reagohet për raste të tilla, kur vlerësohen nga institucionet apo ekspertët e fushave përkatëse, se plan-programet e tilla nuk përkojnë me nivelin psike-fizik të fëmijëve si dhe interesin edukativ, social, familjar e nacional, apo të vazhdohet kështu në heshtje me këtë trend të abuzimit kolektiv.

PRINDËR TË NDERUAR, ËSHTË KOHA TË TREGOHET NË PRAKTIKË SE SA I DUAM FËMIJËT TANË, SA UA DUAM TË MIRËN DHE INTERESOHEMI JO VETËM SE ME ÇKA PO USHQEHEN STOMAKET E TYRE, PO EDHE ÇKA PO
KONSUMOJNË “TRURI, NDJENJAT DHE EMOCIONET E TYRE”.

Andaj, TË TREGOHEMI NJË ZË VIGJILENT DHE AKTIV, PËRMES TË CILIT NUK
DO TË LEJOJMË TË JEMI PREJ ATYRE QË SIÇ THUHET; “kur dikush tjetër vendos për fatin tuaj, shihet se sa fatkeq jeni”.

Dr. Rrahman FERIZI